Janë nënshkruar disa marrëveshje në mes të Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut, në kuadër të nismës rajonale “Open Balkan”.
Udhëheqësit e tri vendeve firmosën këtë të martë marrëveshjen për qasjen e lirë në tregun e punës dhe marrëveshjen për ndërlidhjen e skemave të identifikimit elektronik të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.
Më pas, ministrat përkatës të tre vendeve nënshkruan marrëveshjet me njëri-tjetrin. Përkatësisht ishin Ministrat e Bujqësisë për bashkëpunim në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore dhe fitosanitare në Ballkanin Perëndimor.
Ministrat e Ekonomisë së Serbisë dhe Shqipërisë nënshkruan marrëveshjen për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar – sigurim dhe siguri (AEOS).
Kjo e fundit do të nënshkruhet edhe ndërmjet Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë./Insajderi.com