Operacioni i policisë – arrestohen katër persona, kultivonin narkotikë (VIDEO)

Operacioni i policisë – arrestohen katër persona, kultivonin narkotikë (VIDEO)

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona në Pejë si të dyshuar për kultivimin e bimëve të ndryshme narkotike, njofton Insajderi.

Në raportin policor shpjegohet se arrestimi erdhi pas organizimit të operacionit policor të koduar si “Mali”.

Personat e arrestuar dyshohen për “kultivimi të bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit dhe  mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe municionit”.

Policia “pas pranimit të informacioneve të para ka filluar me hetime në periudhën prej më shumë se dy mujore, dhe sot më 26.08.2020, në rajonin e Pejës ka realizuar një operacion policor të koduar me emrin ‘Mali’, ku cak i këtij operacionit ishte identifikimi dhe shkatërrimi i plantacioneve të mbjella me kanabis”.

Gjatë realizimit të operacionit policor janë gjetur dhe konfiskuar edhe 216 bimë të llojit Kanabis Sativa të madhësisë nga 2.50 deri 3 metra, të cilat pas marrjes së mostrave janë shkulur dhe djegur në vendngjarje nga forcat e rendit./Insajderi.com