
Mbi 270 persona janë punësuar me kontratë mbi vepër në administratën komunale të Prishtinës.
Shoqëria Civile, INPO e Opozita po akuzojnë se shumica prej të punësuarve me kontratë mbi vepër janë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët në buxhet i kushtojnë komunës mbi 400,000 euro në vit, raporton Klan Kosova.
Hysen Durmishi, drejtor i investimeve kapitale i ka pranuar Klan Kosovës se ka punësuar aktivistë të lëvizjes “Vetëvendosje” ku është pjesë edhe ai.
Janë dy persona në zyrën e tij që marrin pagë nga komuna e që janë aktivistë të VV-së, njëri kryen punën e këshilltarit e tjetri të inxhinierit.