Opozita kërkon nga presidentja të shpallet ditë zie

Opozita kërkon nga presidentja të shpallet ditë zie

Pas aksidentit në Kroaci të një autobusi nga Kosova, opozita po kërkon nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, që të shpallet ditë zie.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, duke shprehur ngushëllime për fatkeqësinë, kërkoi nga presidentja Vjosa Osmani që të shpallet ditë zie.

“Ftoj autoritetet e Shtetit të Kosovës që t’u qëndrojnë pranë familjeve të prekura nga kjo tragjedi, ndërsa presidentja e Kosovës do të duhej që ditën e nesërme ta shpallë ditë zie për Kosovën”, ka shkruar ai.

Të njëjtën gjë e kërkoi edhe Daut Haradinaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

“Bashkëndjejmë me familjarët e udhëtarëve që humbën jetën dhe lutemi për shërim sa më të shpejtë të të lënduarve, duke besuar që shteti kroat dhe ai i yni ta bëjnë maksimumin në ndihmë të qytetarëve tanë që pësuan nga ky fatalitet. Kërkoj nga organet shtetërore që në nderim të viktimave, dita e nesërme të shpallet ditë zie në mbarë vendin”, ka shkruar Haradinaj.

Rreth orës 06:20 autobusi i linjës Frankfurt-Prishtinë, dol nga rruga.

Aksidenti la të vdekur dhjetë persona, ndërsa plagosur shumë të tjerë.

15 persona po raportohen se janë në gjendje të rëndë shëndetësore. /Insajderi.com