Deputetja në listën e Lëvizjes Vetëvendosje, Doarsa Kica-Xhelili, e cila është edhe kryesuese e komisionit për Administratë Publike, tha se anëtarët e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMShCK) nuk e kanë ushtruar funksionin në mënyrë të paanshme, prandaj edhe duhet të shkarkohen, transmeton Insajderi.
“Nuk e kanë ushtruar funksionin në mënyrë të paanshme”, tha ajo në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.
Kundër këtij shkakrimi ka qenë Mërgim Lushtaku nga Partia Demokratike Kosovës. Ai tha se iniciativa për shkarkim po bëhet për motive politike e pa bazë ligjore.
“Është duke e ushtruar një qasje e pa shembull deri më tani i tillë është ky rast me nismën për shkarkimin, ky këshill është zgjedhur nga Kuvendi vetëm një vit më parë. Iniciativa për shkarkim po bëhet për motive politike pa prova dhe fakte e pa bazë ligjore”.
“…ne jemi kundër kësaj drame të turpshme, ju po e shkatërroni një praktik të mirë të vendosur vite me radhë”.
Edhe deputeti tjetër nga kjo parti, Memli Krasniqi, ka kërkuar nga pozita që mos ta bënë rolin e gjykatës pas që nuk i’u ka hije.
“I keni votat e qytetarëve, amo ruaje i shtetin këtë copë shteti të dobët fragjil, mos e bëni Kuvendin gjykatë sepse nuk i’u ka hije as juve dhe nuk ju bën nderë as nesër”.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, tha se nuk ekziston asnjë arsye ligjore për shkarkim të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.
“Shprehi shqetësimin tonë të Komisionit që me shumicë një partiake ti rekomandojë kuvendit për ndërprerje të mandatit Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës në mënyrë të jashtëligjshme”.
Edhe nga AAK-ja kanë qenë kundër iniciativës për shkarkim. /Insajderi.com