Lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski, ka rritur tonet lidhur me bisedimet me Bullgarinë për zgjidhjen e kontestit historik.
Mickoski, ka thënë se do t’a jep dorën nëse Qeveria e RVM -së në krye me Zoran Zaevi arrin marrëveshje që mbron interesat kombëtare të maqedonasve.
Por, nëse ndodhë e kundërta dhe marrëveshja është në dëm të gjuhës dhe identitetit maqedonas, si dhe të pakicës maqedonase në Bullgari, kryetari i VMRO-DPMNE-së ka paralajmëruar se kjo Qeveri dhe kryeministri aktual do të përballen me popullin.
“Në të njëjtën kohë, paralajmëroj, nëse Qeveria tenton të bisedojë për zgjidhje e cila do të mohojë identitetin tonë, historinë, antropologjinë e gjuhës tonë maqedonase, mëvetësinë e saj, në të cilën do të nënçmojë sakrificat e ideologëve të cilët luftuan për shtetin e pavarur dhe bashkëkohor maqedonas, nëse bisedin për zgjidhje me të cilën do të heq dorë nga pakica maqedonase në fqiun tonë lindor, nëse bisedon për zgjidhje e cila nënkupton se okupatori ka qenë administrator, atëherë unë ju premtoj, do të përballet me popullin. Në të njëjtën ditë, në gjithë Maqedoninë”, ka deklaruar Mickoski. /Insajderi.com