Opozita mobilizohet për protestë – sot Thaçi mund të bëhet president

Opozita mobilizohet për protestë – sot Thaçi mund të bëhet president

Në një deklarim të orëve të vona, zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se opozita është duke u mobilizuar të premtën në seancën e Kuvendit, lideri i PDK-së, Hashim Thaçi mund të zgjidhet deputet, ani pse zgjedhja e presidentit nuk është në pikën e rendit të ditës.

“Në seancën e Kuvendit të Kosovës, mund të ndodhë që Hashim Thaçi të  zgjidhet si president i shtetit, për këtë arsye do të ketë protestë”, tha Adonis Tahiri zyrtar i Vetëvendosjes, për Klan Kosova.

Ai gjithashtu paralajmëroi se partitë opozitare do të vazhdojnë të bllokojnë seancën e Kuvendit me metodat që tashmë janë të njohura./Insajderi.com