Opozita serbe i kërkon BE-së komision për ta vlerësuar demokracinë në Serbi

Opozita serbe i kërkon BE-së komision për ta vlerësuar demokracinë në Serbi

Komisioni Evropian ka pranuar një letër nga përfaqësuesit e opozitës në Serbi, të cilët i kanë kërkuar që të formojë një komision ekspertësh për ta vlerësuar gjendjen e demokracisë në shtetin serb, njofton Insajderi.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë zëdhënës të këtij institucioni brenda Bashkimit Evropian.

Ana Pisonero, zëdhënëse e KE-së, ka deklaruar se ata në vazhdimësi kanë monitoruar situatën në Serbi sa u përket këtyre çështjeve si demokracia në vend dhe liria e mediave.

Në Serbi pas zgjedhjeve ka filluar një valë protestash ku serbët e revoltuar kanë dalur pranë Parlamentit të shtetit.

Protesta që zgjati disa ditë, nisi kur presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, deklaroi se mbase nevojitet shtetrrethim për ta ndaluar përhapjen e COVID-19, pasi vetëm brenda një dite në Serbi u regjistruan qindra raste dhe mbi dhjetë vdekje.

Derisa, para se të mbaheshin zgjedhjet, Vuçiq, thoshte se s’ka asnjë rrezik, sepse Serbia po e menaxhon shumë mirë situatën./Insajderi.com