
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, ka përfunduar takimin me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi dhe kryetarin e Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zeka.
Pas takimit u tha se marrëveshja për normalizim ekonomik me Serbinë ka krijuar një momentum të ri, ku Kosova në pesë vitet e ardhshme mund të kthehet në një zonë të gjallëruar me mijëra vende të reja të punës.
Po ashtu u theksua pas marrëveshjes ekonomike të Uashingtonit, Kosova do të përfitojë një miliardë euro.
“Nga kjo marrëveshje janë së paku 1 miliard dollar për investim. Një skemë e veçantë për mbështetje të bizneseve të vogla dhe mesme dhe projekte të ndryshme për partneritetin publiko-privat. Për pesë vite Kosovën mund të kthejmë në një zonë të gjallëruar me mijëra vende pune”, tha Hoti.
Njeherit, i pari i ekzekutivit kërkoi nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që të votojnë projektligjin për Rimëkëmbje Ekonomike. /Insajderi.com