Në Maqedoninë e Veriut me lehtësimin e masave restriktive, sonte ora policore nisë në orën 23:00 me kohëzgjatje deri ditën e ardhshme në orën 05:00. Paralelisht me këtë është zgjatur edhe orari i punës së objekteve hotelierike, gjegjësisht ata tani do të punojnë deri në orën 22:30,njofton Insajderi.
Këto propozime të Shtabit Qendror të Krizës së vendit fqinj një ditë më parë i miratoi edhe Qeveria e RMV-së. Ministri i Shëndetësisë në këtë vend fiqnj, Venko Filipçe, paralajëmroi se në fillim të javës tjetër mund të ketë edhe lehtësime të tjera.
“Tashmë repartet po kthehen në punë normale, siç është reparti për onkologji, për kirurgji plastike, nga sot fillon me punë edhe Klinika e Kardiologjisë. Pra, nuk ka më presion ndaj spitaleve nga pacientët sikur që kishte më parë. Gjatë ditëve të ardhshme , në fillim të javës së ardhshme, nëse trendet vazhdojnë në këtë drejtim, do të vijojnë lehtësime shtesë të restriksioneve” deklaroi Filipçe.
Filipçe hodhi poshtë akuzat se vendimi për shkurtimin e orës policore, e cila sot hyn në fuqi, ka qenë vendim politik pa konsultim të Komisionit për Sëmundje Infektive të RMV-së.
Takimi tha se është mbajtur dje, por në kohën e festave kanë pasur biseda telefonike.
“Janë sjellur edhe disa vendime shtesë dhe nga aty edhe propozimin me të cilin Qeveria dje solli vendim për shkurtim të orës policore dhe objektet hotelierike të punojnë deri në orën 22:30. Kërkesat e tjera janë refuzuar, ka pasur kërkesa për hapjen e sallave të fitnesit ose rritjen e numrit të fëmijëve në kopshte, për këtë Komisioni vlerëson se është ende herët dhe ka propozim për karantinë 14-ditore për të gjithë udhëtarët që kthehen nga India dhe Brazili, përshkak të asaj që po ndodh atje” tha Filipçe.
Masat që hyjnë në fuqi sot, janë paralajmëruar që të jenë aktive deri më 15 maj. /Insajderi.com