Partia maqedonase opozitare VMRO-DPMNE nëpërmjet një reagimi vlerëson se vendo" />

Reagime në Maqedoninë e Veriut për orën policore

Reagime në Maqedoninë e Veriut për orën policore

Partia maqedonase opozitare VMRO-DPMNE nëpërmjet një reagimi vlerëson se vendosja e orës policore në Maqedoninë e veriut nuk është zgjidhje dhe se populli pret vaksina, raporton Insajderi.
Nga kjo parti thonë se pushteti e ka gabuar strategjinë kundër COVID-19 që nga fillimi.“Masat ishin të vonuara dhe joefikase. Kur OBRM-PDUKM propozoi testim masiv dhe kufizime, Zaev dhe Filipçe vraponin pas tenderëve.
Kur e gjith bota blinte vaksina, Zaev dhe Filipçe sërish ishin pas tenderëve”, thonë nga VMRO-DPMNE.Më tej shtojnë se nëse Qeveria do të ishte përditësuar, tani nuk do të kishte nevojë për kufizime.Nga ana tjetër,Ministri i Punëve të Brendshme të RVM -së Oliver Spasovski thotë se më mirë të ketë masa kufizuese se sa të ngarkohet sistemi shëndetësor.
Spasovski për reagimet negative të njerëzve thotë se njerëzit do të reagojnë edhe nëse nuk vendosen masa kufizuese, ndërsa sipas tij, masat kufizuese vijnë si rezultat i mosrespektimit të masave për mbrojtje nga coronavirusi.
“Do të bisedojmë në Qeveri për vendimin dhe do të shohim se si do të jetë vendimi përfundimtar dhe në cilën mënyrë do të realizohet. Më mirë masa kufizuese më një kohë të shkurtër se sa ngarkim të sistemit shëndetësor”, tha Spasvoski.Ai ju bëri thirrje qytetarëve që të mbajnë maska dhe të mos grupohen. /Insajderi.com