Dhurata në vlerë të 11 mijë eurove, jo shumë kush e ka provuar. Meliza Haradinaj, këshilltarja e kryeministrit të vendit, ka pranuar një orë dore në vitin 2015 e që sipas saj vlera e kësaj ore është 11 mijë euro, shkruan Insajderi.
Meliza Haradinaj, në deklarimin që e ka bërë në Agjencinë Kundër Korrupsionit, ka thënë se bashkëshorti i saj ka në pronësi një banesë në vlerë të 60 mijë eurove, veturë të tipit Range Rover në vlerë të 40 mijë eurove dhe veturë tjetër të tipit BMË të cilën e ka vlerësuar në shumën prej 30 mijë eurove.
Shifrat që AKK i ka publikuar për Haradinajn të banesës janë 600 mijë euro dhe të veturës Range Rover 400 mijë euro që Insajderi kupton se këto shifra iu është shënuar një zero gabimisht më shumë.
Para se të emërohej këshilltare e kryeministrit, Meliza Haradinaj kishte shërbyer si asambliste në Kuvendin Komunal të Prishtinës. Ndërkaq sipas deklarimit Haradinaj merr një pagë në vlerë prej 577 euro./Insajderi.com