Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) ka reaguar pas dorëheqjes së pesë anëtarëve të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, tre prej të cilëve ishin ndërkombëtarë, dhe dy të tjerë nga Bordi i këtij këshilli, njofton Insajderi.
Në reagimin e ORCA-s thuhet se detyrimi për të deklaruar pasurinë në Agjencinë Kundër Korrupsionit për ndërkombëtarët duhet të hiqet në vitet e ardhshme, ose ata duhet ta pranojnë këtë detyrim para se të emërohen në pozitë.
“ORCA respekton qëndrimin e tyre për ruajtje të privatësisë së tyre, por po ashtu thekson se ligjet duhen respektuar për të gjithë njëjtë. ORCA mendon se ky detyrim duhet ose të hiqet për anëtarët ndërkombëtarë në të ardhmen, ose të gjenden anëtarë ndërkombëtarë që pranojnë ta deklarojnë pasurinë para se të emërohen në pozitë”, thuhet në reagim.
Sot u bë e ditur se këta anëtarë të KShC-së dhanë dorëheqje sot, tre prej të cilëve këtë e bënë për shkak të mosdeklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsion. /Insajderi.com