Organizata Human Appeal International ndihmon jetimët në Kosovë – Kjo është mënyra e aplikimit

Organizata Human Appeal International ndihmon jetimët në Kosovë – Kjo është mënyra e aplikimit

Organizata bamirëse, Human Appeal International, po ndihmon jetimët në Kosovë.

Human Appeal International ka ftuar të gjithë jetimët në Kosovë të regjistrohen në këtë organizatë për të përfituar ndihmë sociale.

Kushtet e aplikimit janë që fëmija të jetë nën moshën 14 vjeçare dhe që atij t’i ketë vdekur babai.

Dokumentet e nevojshme për aplikim janë certifikata e lindjes së fëmijës (origjinal) jo më e vjetër se 6 muaj, certifikata e vdekjes së prindit (origjinal), dy foto të vogla, letërnjoftimi i nënës ose kujtestarit/res (kopje, për kujdestarin duhet vërtetim ligjor), si dhe llogaria bankare në emër t1% nënës apo kujdestarit ligjor.

Dokumentet duhet të dorëzohen në zyrat e organizatës Human AppealInt në rrugën “Nazim Gafurri”, nr 84, Taukbahqe ( rruga kryesore për Gërmi), Prishtinë.

Aplikimi mund të bëhet nga e hëna deri të enjten nga ora 9:00 deri në orën 15:00.

Kontakti:

038-516-666
049-206-655

[email protected]

[email protected]