Termocentrali i ri ‘Kosova e Re’, që vendit pritet t’i sjellë pavarësi energjetike dhe siguri të furnizimit me energji elektrike, po " />

Organizatat ambientaliste insistojnë që Kosova të importojë energji elektrike në të ardhmen

Organizatat ambientaliste insistojnë që Kosova të importojë energji elektrike në të ardhmen

Termocentrali i ri ‘Kosova e Re’, që vendit pritet t’i sjellë pavarësi energjetike dhe siguri të furnizimit me energji elektrike, po kundërshtohet nga një numër organizatash ambientaliste.

Sipas strategjisë energjetike te Kosoves, pas mbylljes së Kosovës A ne 2023, vendit do t’i mungojnë rreth 37% të nevojave të tregut, të cilat sipas përfaqësuesëve të shoqërisë civile, do të mbulohen edhe me importe të energjisë elektrike dhe energji të gjelbër.

Në intervistën e fundit në RTK, përfaqësuesja Rinora Gojani propozon që Kosova të zvogëlojë humbjet energjetike në rrjet, të fuqizojë projektet e energjisë së ripërtrishme dhe të vazhdojë ‘importin’ e energjisë elektrike, për të sigurar furnizimin e rregullt për qytetarë.

‘Të zvogëlohen humbjet, të rritet eficenca e energjisë, të ipet sa më shumë mundësi burimeve të ripërtrishme. Kosova tani funksionon në treg të liberalizuar të energjisë, energjia nuk shihet vetëm si import mirëpo është marrëveshje. Bën marrëveshje paraprake për atë që nevojitet dhe në fund paguhet’, ka thënë Gojani gjatë intervistës në RTK.

Sipas të dhënave zyrtare, vetëm dhjetë vitet që po lëmë pas Kosova ka importuar më shumë se gjysmë miliard euro energji elektrike. Përkundër, vendi është përballur me mungesa të theksuara të energjisë elektrike. Kjo shumë përfaqëson gjysmën e investimit të nevojshëm për ndërtimin e një termocentrali të ri, i cili do të kalojë në pronësi të plotë të Kosovës pas 20 viteve të operimit.

Momentalisht, rreth 3% të burimeve të energjisë në Kosovë janë nga burime alternative. Strategjia energjetike e Kosovës parasheh që këto kapacitete të rriten në 23% deri në vitin 2023. Edhe në këtë skenar, pas mbylljes së Kosovës A, Kosovës do ti mugojnë rreth 37% të nevojave energjetike, të cilat do të zëvendësohen me termocentralin e ri ekologjik – Kosova e Re. Ne skenarin e propozuar nga zn. Gojani, ky kapacitet do te duhet te mbulohej nga importet.

Rryma prinë në listën e produkteve të importuara nga Serbia në Kosovë. ‘Serbia po ndërton termocentrale, vetëm për të furnizuar Kosovën me rrymë’, kishte theksuar Kryeministri Haradinaj gjatë interpelancës parlamentare për Kosovën e Re.

Serbia, Bosnja dhe Herzegovina, dhe vendet tjera fqinje, jane duke investuar fuqishem ne kapacitete te reja me qymyr. Një termocentral i ri në Serbi pritet të fillojë operimin më 2020 deri sa garancioni shtetëror për një tjetër në Bosne sapo është aprovuar.

Serbia madje në strategjinë e saj energjetike ka të planifikuara ndërtimin e termocentraleve me kapacitet të përgjithshëm prej 2500 megavatëve, pasuar nga Bosnja dhe Hercegovina, me rreth 2450 megavat të planifikuara.

Edhe varesia ne rritjen e kapaciteteve energjetike nga burime të ripërtrishme ndikon në rritjen e cmimit të energjisë elektrike në Kosovë. Në Kosovë, 85 euro është cmimi i rezervuar për megavat për energji elektrike nga era, deri sa cmimi për megavat të energjisë solare është 136.4 euro për megavat.

Te dyja këto ndikojnë në rritje të theksuar të cmimit të energjisë dhe nxiten përmes skemave stimuluese nga Qeveria e Kosovës, përmes tarfiave të energjisë elektrike, të paguara nga qytetarët. Me anë të këtyre skemave, Qeveria e Kosovës garanton blerjen e energjisë elektrike për 12 vjet.

Shqetësime rreth ngritjes së cmimit të energjisë elektrike për shkak të fokusit në energji të gjelbër janë raportuar edhe në Gjermani. Per shkak te ketij tranzicioni jo te menaxhuar mire, qytetaret gjerman paguajne dyfish me shume per megavat të energjisë elektrike, krahasuar me vitin 2000, raporton Politico.Eu.