Arsimi ndryshe

Organizatat e alarmuara: Emërimi i Likajt dhe Bardhecit – goditje për arsimin

Ministri dyshohet për plagjiaturë – zëvendësministri dihet se është ende student.

Organizatat e alarmuara: Emërimi i Likajt dhe Bardhecit – goditje për arsimin

Organizatat dhe aktivistët e shoqërisë civile që punojnë në fushën e arsimit në Kosovë thonë se janë të alarmuara nga, siç e kanë quajtur ata, goditja e radhës që i është bërë arsimit në Kosovë nën Qeverinë Hoti, njofton Insajderi.

Organizata, me anë të një njoftimi për media kanë kërkuar që të shkarkohen ministri i Arsimit, Ramë Likaj dhe zëvendësi i tij, Driton Bardheci.

Kjo, për arsye se Likaj dyshohet sa ka bërë plagjiaturë me punimet e tij shkencore, kurse Bardheci se ende është student i padiplomuar dhe atë jo aq i mirë, siç u pa nga transkripta e notave të tij.

“Emërimi i z. Ramë Likaj në pozitën e ministrit dhe z. Driton Bardheci në pozitën e zëvendësministrit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) janë vendime të papranueshme për cilindo qytetar të Kosovës që e dëshiron një arsim cilësor, relevant dhe serioz”, thuhet në njoftimin e organizatave.

“Kërkojmë nga kryeministri Hoti që t’i largojë nga kabineti i tij këta anëtarë dhe t’i zëvendësojë ata me profile që kanë aftësi dhe integritet për t’i çuar përpara reformat që janë urgjentisht të nevojshme në arsim”./Insajderi.com