Dy organizatat për mbrojtjen e të drejtave të komunitetit LGBTIQ+, “Dylberizm” dhe “Replikë”, kanë kërkuar nga kryeministri, Albin Kurti që ta shkarkojë zëvendësen e tij, Emilja Rexhepi.
Kjo pasi, Rexhepi para dy viteve kishte shprehur qëndrimin kundër martesave të gjinisë së njëjtë.
“Ne si Dylberizm dhe Replikë kërkojmë nga Kryeministri Kurti shkarkimin e menjëhershëm të Emilija Redžepi nga kjo pozitë, si dhe emërimin e një personit që kauzën për të drejtat e njeriu e ka të përbrendësuar në mendime dhe veprime, pa përjashtime”, thuhet në reagimin e organizatave.
Organizatat për të drejtat e komunitetit LGBTIQ+, shpesh kanë kërkuar që të mos emërohen persona siç i kanë quajtur ata “homofob”. /Insajderi.com