Organizim i skemave piramidale e bixhoz të jashtëligjshëm: Policia me aksion në Kopernicë të Kamenicës

Organizim i skemave piramidale e bixhoz të jashtëligjshëm: Policia me aksion në Kopernicë të Kamenicës

Policia e Kosovës kanë njoftuar se në fshatin Kopernicë të Kamenicës janë organizuar skema piramidale dhe bixhoz i paligjshëm, për çka edhe është ndërmarrë aksion i menjëhershëm.

Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Online Insajderi, zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, i cili tha se me të marrë informatën që në këtë fshat po luhen lojëra fati – KENO, lojëra këto që janë të ndaluara me ligj, policia kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes- në pronën e një banori të këtij fshati.

Si dëshmi materiale janë konfiskuar një apart keno me të cilat është luajtur kjo lojë , një numër tiketash të basteve si dhe një tv pllazma. Të gjitha provat e konfiskuara materiale i janë dorëzuar autoritetit doganor.

Hashani tutje u shpreh se për rastin në fjalë është kontaktuar prokurori i shtetit i cili na ka urdheruar qe rasti te shkojn në prokurori në procedurë të rregullt.

“29 tetor 2020 rreth orës 22:30, Policia e Kosovës në Kamenicë ,përmes rrugëve operative kanë pranuar nje informatë se në një lokal në fshatin Kopernicë komuna e Kamenicës janë duke u luajtur lojëra fatit –KENO, të cilat lojëra me ligj janë të ndaluara. Policia e Kosovës Njësitë Reaguese dhe Njësia e Hetimeve kanë dalë me urgjencë në vendin e ngjarjes pronë e të dyshuarit banor i këtij fshati. Si dëshmi materiale janë konfiskuar një apart keno me të cilat është luajtur kjo lojë , një numër tiketash të basteve si dhe një tv pllazma. Të gjitha provat e konfiskuara materiale i janë dorëzuar autoritetit doganor. Për rastin në fjalë është kontaktuar prokurori i shtetit I cili na ka urdheruar qe rasti te shkojn në prokurori në procedurë të rregullt”, ka thënë ai. /Insajderi.com