Organizimi i kundërligjshëm i Vetëvendosjes diskutohet në Kuvendin e Kosovës

Organizimi i kundërligjshëm i Vetëvendosjes diskutohet në Kuvendin e Kosovës

Blerta Deliu-Kodra, deputete e PDK-së në Kuvendin e Kosovës ka kritikuar Lëvizjen Vetëvendosje për rastin e organizimit të trajnimeve për provime për maturantët në qendrën e Podujevës.

“Për më tepër ky aktivitet sipas njoftimit do të jetë falas. Ndonëse në shikim të parë këto iniciativa duken korrkete, kjo është shkelje ligjore”, ka thënë Deliu-Kodra.

Sipas saj, kjo nuk lejohet me Ligjin për Arsimin e Lartë. “Ministria nuk duhet të lejojë që të manipulohet me të rinjtë. Kjo është përpjekje për instrumentalizim të të rinjve”, ka thënë Deliu-Kodra.

Ajo e ka cilësuar këtë rast si tendencë për manipulim. “Grupi ynë ka ngritur edhe para dy vitesh shqetësimin për politizimin e shkollave të Pishtinës. Kërkoj të ndalet politizimi i shkollave të Kosovës”, ka thënë Deliu-Kodra.

Gazeta Insajderi ka raportuar dje për rastin e organizimit të trajnimeve nga Lëvizja Vetëvendosje, qendra në Podujevë.