
Është e ndalueshme të ketë tubime të njerëzve në këtë kohë pandemie, por kjo s’ka paraqitur problem për një familje nga Prishtina.
Për më tepër, ndjenjat ngazëlluese, i kanë shprehur edhe duke gjuajtur me armë zjarri në ajër.
Prandaj, policia ka arrestuar dy persona, ditën e djeshme rreth orës 16:00 në Prishtinë, njofton Insajderi.
Policia, në raportin e përditshëm, njofton se “nga të dyshuarit janë konfiskuar dy revole; Zoraki dhe Ekol Special, si dhe 26 fishekë”.
Gjithsesi, pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt./Insajderi.com