Ambasadri i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, me rastin e Ditës së Evropës, ka thënë se Evropa është përpjekja më e madhe njerëzore në histori dhe është fati i Kosovës, njofton Insajderi.
Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Orlando ka shkruar se rruga është e qartë dhe urgjente, por se duhet kurajë si nga Kosova ashtu edhe nga Evropa.
“9 maji është Dita e Evropës: ne festojmë me inuitën Etërve Themeltarë që vetëm në unitet qëndron pqaja dhe zhvillimi social”, ka shkruar ai.
“Evropa është përpjekja më e madhe njerëzore në histori dhe fati i Kosovës. Rruga është e qartë dhe urgjente, por duhet kurajë si nga Kosova ashtu edhe nga Evropa. Përpara!”, thotë tutje Orlando. /Insajderi.com