
Ambasadori i Italisë në Prishtinë, Nicola Orlando, është takuar sot me emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, njofton Insajderi.
Në këtë takim Orlando ka thënë se është i lumtur që Lajçak ka pasur takime konstruktive në Kosovë, derisa ka bërë thirrje për një rinisje të shpejtë të dialogut të ndërmjetësuar nga BE me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ambasadori italian thotë se një gjë e tillë duhet të ndodhë sapo të krijohet qeveria e re.
“Lajçak më njoftoi se ka pasur takime konstruktive në Kosovë. Shikojmë përpara drejt një rinisje të shpejtë të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sapo të krijohen institucionet e reja”, ka shkruar Orlando. /Insajderi.com