Ambasadori i Italisë në Kosovë, Nicola Orlando, thotë se partneritet midis Kosovës dhe Italisë po vazhdon të rritet, njofton Insajderi.
Kështu tha ai me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter.
Këtë shkrim Orlando e bëri pikërisht në përvjetorin e 13 të ditës kur Italia vendosi të zgjerojë njohjen e saj diplomatike, duke njohur Republikën e Kosovës.
“Në këtë ditë në vitin 2008, Italia ishte në mesin e shteteve të para që zgjeroi njohjen e saj diplomatike te Republika e Kosovës. 13 vjet më pas, partneriteti ynë vazhdon të rritet”, ka shkruar Orlando. /Insajderi.com