Orlando pas arritjes së vaksinave të para: Duhet bërë më shumë dhe do të bëhet

Orlando pas arritjes së vaksinave të para: Duhet bërë më shumë dhe do të bëhet

Ambasadori i Italisë së Kosovë, Nicola Orlando, thotë se duhet bërë më tepër sa i përket furnizimit me vaksina anti-COVID në Kosovë, gjë që sipas tij edhe do të bëhet, njofton Insajderi.

Kështu është shprehur ai me anë të një postimi në Twitter, ku ka vlerësuar lajm të mirë ardhjen e kontigjentit të parë të vaksinave në Kosovë nëpërmjet mekanizmit COVAX.

“Mbrëmë erdhi grupi i parë simbolik i vaksinave për COVID-19 nga COVAX-i në Kosovë. Shumë më tepër duhet bërë dhe do të bëhet. Italia dhe TeamEurope janë në mesin e përkrahësve kryesorë financiar të kësaj iniciative mbarëbotërore dhe do të vazhdojë të punojë me autoritetet lokale derisa të gjithë të jenë të sigurt”, ka shkruar Orlando në Twitter.

Gjatë mbrëmjes të së dielës në Kosovë kanë arritur dozat e para të vaksinës COVID-19, gjithsej 24 mijë të cilat do të përdoren për vaksinimin e personelit shëndetësor, personat e moshuar dhe ata me gjendje jostabile shëndetësore. /Insajderi.com