Orlando: Presim zgjedhje të besueshme dhe transparente në Kosovë

Orlando: Presim zgjedhje të besueshme dhe transparente në Kosovë

Ambasadori Italian në Kosovë, Nicola Orlando, thotë se bashkë me Bashkimin Evropian presin që të ketë zgjedhje të qeta dhe të besueshme me 14 shkurt, njofton Insajderi.

Me anë të një postimi në llogarinë e tij në Twitter, Orlando tutje ka theksuar se procedurat parazgjedhore duhet të vazhdojnë të kryhet sipas ligjit dhe pa ndërhyrje.

“Italia së bashku me BE-në pret që institucionet e Kosovës të sigurojnë zgjedhje të besueshme, gjithëpërfshirëse dhe transparente, në përputhje me standardet ndërkombëtare”.

“Procedurat parazgjedhore sikurse certifikimi i kandidatëve janë duke vazhduar dhe lejojnë ankesat. Ato duhet të kryhen sipas ligjit dhe pa ndërhyrje”, ka shkruar Orlando. /Insajderi.com