Orlando takon Abdixhikun

Orlando takon Abdixhikun

Ambasadori i Italisë në Prishtinë Nicola Orlando është takuar sot me kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku dhe nënkryetarin Gazmend Muhaxheri, njofton Insajderi.

Diplomati italian pas këtij takimi në një postim në Twitter ka bërë të ditur se kryetari i LDK-së e ka informuar mbi planet e kësaj partie për rolin konstruktiv në opozitë dhe debatin e brendshëm.

“Kisha një takim me kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe z.Muhaxheri, ku kryetari më informoi për planin e partisë për rolin konstruktiv në opozitë dhe në debatin e brendshëm. Përsërita shpresën që të gjitha partitë të veprojnë me përgjegjësi për të shmangur kthimin e kushtueshëm në zgjedhje”, shkruan Orlando./Insajderi.com