Ortaku i vëllait të Edi Ramës dhe këshilltari i ministres Olta Xhaçka i përfshirë në skemën ndërkombëtare të mashtrimit

Ortaku i vëllait të Edi Ramës dhe këshilltari i ministres Olta Xhaçka i përfshirë në skemën ndërkombëtare të mashtrimit

Një ekip gazetarësh nga 23 vende kanë zbuluar një skemë gjigante mashtrimi, në të cilin është i përfshirë këshilltari i ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, Amant Josifi.

Ai ka qenë ortak në biznes edhe me Olsi Ramën, vëllain e kryeministrit shqiptar Edi Rama.

Bëhet fjalë për kompaninë “Milton Group” , më bazë në Kiev të Ukrainës. Kjo kompani e ngjashme me call-center është zbuluar se ka bërë mashtrime gjigante me kriptomonedhat.

Siç shkruajnë mediat që kanë bërë investigimin, qytetarëve u vjen një thirrje në telefon nga një numër italian ose anglez, nga ana tjetër , një zë me theks të Evropës Lindore ofron mundësinë për të investuar në “cryptocurrency” me premtinin e fitimeve të mëdha. Por në të vërtetë është një mashtrim gjigant.

Klientëve u premtohej rritje e investimit të tyre por kjo skemë mashtruese gjigante i ka siguruar “Milton Group” një fitim prej 70 milionë dollarësh.

Ndërkohë që qytetarët që bien pre e kësaj telefonate humbin të gjitha paratë e tyre. Humbja ka arritur deri në 40 mijë euro për një person.

Viktimat janë kryesisht të moshuar dhe gazetarët raportojnë për 1000 persona që janë telefonuar për të investuar në kriptomonedha. Atyre u premtohej rritje e investimit të tyre.

Milton Group i Kievit operon përmes një rrjeti të qendrave të thirrjeve: një në kryeqytetin e Ukrainës, një në Shqipëri, një në Gjeorgji dhe një në Maqedoninë e Veriut. Ka qindra operatorë dhe në secilin vend “Milton Group” gjithashtu ka miq, politikanë dhe zyrtarë të rëndësishëm.

Ndërkohë, në mediat që është bërë invstigimi thuhet se qendra në Tiranë menaxhohet nga Amant Josifi, këshilltar zyrtar i Ministrit të Mbrojtjes së Shqipërisë.

Në botën e ndërmjetësve, “Milton Group” merr formën e platformave të ndryshme të tregtimit në internet.

Në muajt e fundit markat më aktive kanë qenë Cryptobase, CryptoMB dhe Vetoro Banc, veçanërisht në Evropë. Disa janë bllokuar nga autoritetet mbikëqyrëse nga vende të ndryshme.

“Milton Group” ka operuar në këtë mënyrë: Kursimtarët dërgojnë investimet e tyre përmes transferimit bankar, transferimit të parave, kartave të rimbushshme ose bitcoin, raporton abc.

Në vend që të përfundojnë në një paketë të vërtetë të veprimeve cryptocurrency, paratë zhduken në llogari rrjedhëse të pashtershme, të fshehura në anonimitetin e llogarive në det të hapur, nga të cilat përfituesit përfundimtarë janë pronarë të Milton Group.

Por në lidhje me këtë reagoi edhe zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa.

Ajo shkruan se Amant Josifi është ortak në biznes me Olsi Ramën, vëllain e kryeministrit të Shqipërisë.

REAGIMI I ZHUPËS:

Armant Josifi, ortaku i Olsi Rames dhe njekohesisht keshilltari i Olta Xhackes, sipas investigimit te gazetareve te 23 vendeve te botes eshte i perfshire ne nje skeme mashtrimi nderkombetar multimilionere!

Nuk eshte hera e pare qe Shqiperia fale ortakerive, miqesive, kusherinjve, bashkepunetoreve te Rames te citohet ne mediat boterore per krime, droge, mashtrime!

Mashtrimi multi-milionësh i kompanisë së call center-ave, në Tiranë administrohet nga Josifi thote investigimi i publikuar ne mediat prestigjioze. Bëhet fjalë për kompaninë Milton Group me bazë në Kiev, kryeqyteti i Ukrainës qe merret me mashtrimin me kriptomonedhat. Qytetarë nga Evropa dhe shtete të tjera jo-evropiane kanë rënë pre e një skeme mashtruese duke humbur edhe deri në 40 mijë euro një person. Atyre u premtohej rritje e investimit të tyre por kjo skemë mashtruese gjigante i ka siguruar Milton Group një fitim prej 70 milionë dollarësh.

Disa prej mediave ndërkombëtare, që kanë publikuar skandalin, si La Stampa dhe El Confidencial japin detaje interesante sa i përket operimit të Milton Group në Shqipëri. Ky call center në vendin tonë menaxhohet nga Amant Josifi, këshilltar në Ministrinë e Mbrojtjes, i cili perfshihet ne investigim edhe si ortaku i vellait te kryeministrit shqiptar Edi Rama. Josifi ka qene ortaku i Olsi Rames ne Pegasus Communication!

Shqiptaret kane te drejte te dine:

Si mund te vazhdoj te qendroj keshilltar ne ministrine e mbrojtjes kur akuzohet per mashtrim nderkombetar nga nje investigim serioz?

Kush eshte mbrojtja shteterore qe ka Jozifi?

Sa ka ndikuar ortakeria me Olsi Ramen ne Pegasus Communication per te pasur favore pushteti?

A eshte Xhacka e perfshire apo ne dijeni te kesaj skeme?

A eshte Edi Rama i perfshire apo ne dijeni te kesaj skeme?

Pse duhet te paguajne taksapaguesit shqiptar nje qe akuzohet per mashtrim nderkombetar?

Cilat jane perfitimet qe ky pozicion ne ministrine e mbrojtjes i krijon per lehtesira me autoritetet shqiptare?

A do hetoj prokuroria shqiptare ne baze te investigimit te publikuar?

https://www.elconfidencial.com/espana/2020-03-01/chiringuitos-financieros-fraude-inversion-criptomonedas_2475391/