Ortopedia pa material gati qe një vit

Ortopedia pa material gati qe një vit

Qendra e Shërbimit Klinik të Ortoprotetikës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka më shumë se një vit që nuk është furnizuar me material nga i cili punohen këpucët ortopedike dhe mjete ndihmëse për lehtësim të ecjes së atyre që kanë humbur ndonjë gjymtyrë, ose kanë deformime.

Behram Binaku, mjeshtër ortopedi, pranon se ka kërkesa të mëdha për këpucë ortopedikëve.

“150 pacient janë duke pritur për këso lloj këpucës. Janë ndërprerë me 15 qershor kur edhe kanë filluar pushimet ka njerëz që nuk munden me ec pa kësi këpucë”, thotë Binakut

Drejtori i Shërbimeve Ortoprotetikës, Lulzim Geci thotë se me materialin aktual që e kanë vetëm duhet të improvizojnë por për punimin e këpucëve ortopedike nuk ka.

“Kemi shumë pak për proteza nën gju apo edhe diçka tjetër improvizohet por për këpuca nuk ka. Edhe ne jemi në pozitë shumë të keqe me pacientet sepse nuk dimë kur të ju thojm ejani në këtë ditë. Na furnizohemi përmes QKUK-së por për këtë vit i kemi dërguar kërkesat në Ministrisë së Shëndetësisë për shkak të buxhetit të ngarkuar të QKUK-së”, thotë Geci, raporton rtv 21.

Tenderin për furnizim me material të kësaj klinike Organi Shqyrtues i Prokurimit e ka kthyer në ri- tenderim me arsyetimin se dy ofertuesit nuk i kishin plotësuar kriteret e duhura./Insajderi.com