OSBE dënon sulmin ndaj drejtorit të Insajderit, Parim Olluri

Misioni i OSBE-së në Kosovë, e ka dënuar sulmin e mbrëmshëm fizik ndaj drejtorit të Insajderit, Parim Olluri.

Përmes një reagimi, OSBE e kanë cilësuar si sulm ndaj lirisë së shprehjes.

“Misioni i OSBE-së në Kosovë dënon sulmin ndaj drejtorit të Insajderit, Parim Olluri. Ky është një sulm ndaj lirisë së shprehjes. Gazetarët duhet të jenë të lirë të shprehin mendime të ndryshme pa frikë nga dhuna apo lëndimet fizike”, thuhet në reagim. /Insajderi.com