
Misioni i OSBE-së në Kosovë thotë se pret që toka të regjistrohet si pronë e Manastirit në përputhje me sundimin e ligjit, njofton Insajderi.
Në një postim në rrjetin social Twitter, OSBE në Kosovë njofton se shefi i saj Michael Davenport ka vizituar Manastirin e Deçanit bashkë me Igumenin Saca Janjic.
Ata thonë se mbështesin Kishën Ortodokse Serbë në ruajtjen e trashëgimisë së saj kulturore e fetare.
“Ambasadori Michael Davenport vizitoi Manastirin e bukur të Deçanit me Igumenin Sava Janjic. Misioni i OSBE-së në Kosovë do të mbështesë Kishën Ortodokse Serbe për të ruajtur trashëgiminë e saj kulturore dhe fetare në Kosovë ndërsa ne presim që toka ngjitur të regjistrohet si pronë e Manastirit në përputhje me sundimin e ligjit”, thuhet në postim./Insajderi.com
Amb @DavenportOSCE visited beautiful Dečani Monastery w/ Abbot @SavaJanjic – @OSCEKosovo will support the Serbian Orthodox Church to preserve its cultural & religious heritage in #Kosovo while we expect adjacent land to be registered as Monastery property in line with rule of law pic.twitter.com/Sh7bZCu06z
— OSCE Kosovo (@OSCEKosovo) May 22, 2021