OSBE s’e përjashton mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë

OSBE s’e përjashton mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë

Zëdhënësi i OSBE-së, Senad Saboviç ka thënë se janë duke u konsultuar për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale të Serbisë nëse do të mbahen edhe në Kosovë dhe se ende nuk ka rezultate konkrete për këtë.

Në një emision për “News Evening”ai ka thënë se bazuar në përvojën e mëparshme ka një pritje që në Kosovë të mbahen zgjedhjet për president të Serbisë, shkruan Tanjug.

Zgjedhjet presidenciale në Serbi do të mbahen më 2 prill. /Insajderi.com