Osman Kelmendi tregon detaje të reja rreth vrasjes së vëllait: Ia zunë pritën e ekzekutuan pastaj e dogjën

Osman Kelmendi tregon detaje të reja rreth vrasjes së vëllait: Ia zunë pritën e ekzekutuan pastaj e dogjën

Sot në në orët e para të mëngjesit është gjetur i vdekur ish-ushtari i UÇK-së, Qerim Kelemendi.

Sipas Policisë së Kosovës, Kelmendit së pari ishte vrarë e pastaj djegur në veturë e tij, kurse trupi i është gjetur i karbonizuar.

Në një prononcim për media ka folur Osmani vëllai i Qerimit tashmë të ndjerë. Siç pretendon Osman Kelmendi, vrasja e vëllai të tij është bërë duke e zënë në pritë dhe më pas është ekzekutuar.

“Një pritë krejt klasike, mjaft e përgatitur njëherë e kanë ekzekutu pastaj e kanë djegur veturën. Ai ka qenë në qytet mbrëmë. Gjithmonë ka dalë i lirë për t’u shëtitur rrugëve të Kosovës”, ka thënë Osman Kelmendi.

Ai tutje ka rrëfyer se vëllai i tij Qerim Kelmendi s’ka pas probleme me askënd.

“Ai nuk ka pasur asnjë drojë se nuk mundet me lëviz, ka dalur në qytet ka pasur miq shok, ka dalur gjatë ditës dhe natës. Ka qenë invalid i luftës”, ka përfunduar Kelmendi./Insajderi.com