Osman Musliu akuzon myftiun Tërnava që ka “nxitur” njerëz kundër tij

Osman Musliu akuzon myftiun Tërnava që ka “nxitur” njerëz kundër tij

Hoxha i Drenasit, Osman Musliu, ka hedhur akuza mbi myftiun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Ternavën.

Osmani e akuzoi Tërnavën që po nxit njerëzit që ta sulmojnë atë, njofton Insajderi.

Të mërkurën një përleshje ka ndodhur në mes Osmanit dhe sekretarit të BIK-ut në Drenas, Esat Bajrakterit.

“Ajo mosmarrëveshje që ndodhi dje mes meje dhe sekretarit të BIK në Drenas ishte vetëm një̈ shpërthim i mllefit të ushqyer nga kreu i BIK, Naim Terrinave që e ka mbjellur në Këshillin e BIK-ut kundër meje”, deklaroi Osmani.

Personin me të cilin u përlesh, Osmani e quan “viktimë e manipulimit”, pasi sipas tij mbrapa krejt kësaj ngjarje qëndron Naim Tërnava.

“Në ketë̈ rast viktimë e manipulimit nga ana e kreut të BIK-ut ishte sekretari i Këshillit që nuk tregoj as minimumin e respektit ndaj meje si imam dhe anëtarë i zgjedhur në ketë̈ këshillë̈ nga shumica e imamëve dhe xhematit. Pas eliminimit juridik nga e drejta elementare e përfaqësimit tim në ketë këshill si anëtarë i zgjedhur ai dëshiron edhe eliminimin fizik timin nga këshilli i BIK si dhe nga pozita e imamit duke nxitur urrejtje për hakmarrje dhe duke përgatitur gracka në të cilën ra sekretari i BIK-ut”.

Imami i bëri thirrje myftiut që të “heq dorë nga nxitje e njerëzëve kundër tij”.

“Apeloj publikisht Naim Tërnavës dhe ia bëj me dije që të heq dorë nga nxitja e njerëzve kundër meje sepse nuk ka as mundësinë̈ më të vogël që të hedhë gurin e ta fsheh dorën e as të mbuloj krimet dhe dështimet e veta mbi kurrizin tim. Në një̈ prononcim tjetër do ju ofroj faktet dhe të vërteten në detaje në lidhje me incidentin në fjalë”, përfundoi reagimi imamit. /Insajderi.com