Osman paralajmëron dekorimin e stafit mjekësor qe humben jetën nga Covid-19

Osman paralajmëron dekorimin e stafit mjekësor qe humben jetën nga Covid-19

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka paralajmëruar se do t’i dekoroj ‘post moretm’ ; të gjithë punonjësit shëndetësor që kane shërbyer në trajtimin e pacientëve me Covid-19 e të cilët kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me coronavisus, njofton Insajderi.

Ajo në profilin e saj në Facebook, ka shkruar se këta punonjës ishin dhe vija të para të frontit dhe humben jetën për t’u dal në ndihmë pacienteve, prandaj edhe nderimi i tyre edhe pse të vdekur është obligim moral e institucioanl.

Osmani në fund ka treguar se ceremonia e ndarjes së dekoratave do të bëhet së shpejti në zyrën e presidencës./Insajderi.com