23 vite më parë aleanca ushtarake e NATO-së kishte sulmuar Serbinë pasi kjo e fundit nuk pranoi të ndalonte fushatën e dhunës ndaj popullatë shqiptare.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se NATO-ja ndërhyri në Kosovë për të ndaluar gjenocidin.
Ajo nëpërmjet një shkrimi në Twiter është shprehur mirënjohëse për aleatët të cilët mbështetën Kosovën drejt lirisë dhe demokracisë.
Osmani ka deklaruar se bota demokratike duhet të kujtojë këtë ngjarje si histori suksesi.
“ Ne u jemi përjetësisht mirënjohës aleatëve tanë për mbështetjen e rrugës sonë drejt lirisë dhe demokracisë. Tani më shumë se kurrë, bota demokratike duhet ta kujtojë këtë histori suksesi. 23 vjet më parë, NATO ndërhyri për të ndaluar gjenocidin në Kosovë”, ka shkruar presidentja Osmani. /Insajderi.com