Osmani: Akuzat ndaj meje për shtyrjen e zgjedhjeve lokale janë absurde dhe propagandë e ulët

Osmani: Akuzat ndaj meje për shtyrjen e zgjedhjeve lokale janë absurde dhe propagandë e ulët

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se akuzat ndaj saj për shtyrjen e zgjedhjeve lokale, janë absurde dhe propoagandë e ulët nga ata që nuk mund t’i bindin qytetarët për t’i përkrahur, përcjell Insajderi.com.

Në një intervistë për DW, ajo u shpreh se partitë politike nuk po mund të pajtohen me të, pasi që sipas Osmanit, paraardhësit e saj u kanë shërbyer interesave të ngushta.

“Këto janë akuza absurde nga ata që nuk mund të gjejnë argumente për t’i bindur qytetarët për t’i përkrahur e tentojnë që këtë ta bëjnë nëpërmjet propagandës së ulët dhe të ndytë. Në radhë të parë unë nuk kam parti, jam Presidente e Republikës së Kosovës dhe shikoj vetëm një interes e ai është interesi i qytetarëve të Republikës së Kosovës.

Unë e di që këta njerëz janë mësuar me presidentë, të cilët u kanë shërbyer interesave të ngushta e klandestine e shpeshherë edhe të lidhura me rrjete të ndryshme. Unë nuk jam e tillë dhe ata e dinë këtë shumë mirë, prandaj edhe nuk po munden të pajtohen me faktin se e kanë një presidente, e cila është komplet e lirë nga ndikimet e jashtme dhe e cila merr vendime në mënyrë komplet autonome e vetëm e vetëm në interes të qytetarëve të Kosovës. , ka thënë Osmani.

Sipas saj, propozimi për shtyrjen e zgjedhjeve lokale ka ardhur së pari nga Federata e Mjekëve të Kosovës dhe Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës.

“Por propozimi i parë për shtyrje ka ardhur nga Federata e Mjekëve dhe pastaj dokumenti i dytë nga IKSHPK, instiuti që ka barrën kryesore për të menaxhuar e të cilët e kanë kërkuar një gjë të tillë. Natyriosht unë nuk e sikur ti mërrja precidentët paraprake të krijuara, unë do t’i shtyeja zgjedhjet pa e pyetur askënd, mirëpo ky nuk është shembulli që unë kam sjellur në Presidencë. Prandaj është një propagandë e ulët e cila është demaskuar”, tha ajo.

Tutje, Osmani foli edhe rreth marrëdhënieve të Kosovës dhe Shqipërisë, teksa tha se kjo është diçka që ka ndodhur vite me rradhë.

Presidentja shtoi se ajo çfarë kanë bërë, nuk është ftohja e raporteve me Shqipërinë por mbrojtja e interesave të vendit, duke refuzuar iniciativën “Open Balkan”.

“Nuk do të thoja që kjo ka tëbëjë me javcët e fundit, është dicka që po ndodh me vite me rradhë, megjithatë nesi sinstitucione nuk kemi dhënë asnjë arsye të vetme që do të nxiste ftohjen e raporteve me SHqipërinë dhe Kosovën. Ne çfarë kemi bërë është mbrojtja e interesave të vendit tonë sovran dhe pikërisht kjo ndodh kur ne refuzojmë inicaiativën Open Balkan, e njohur si iniciativa e Novi Sadit, për shkak se aty nuk mund ti shtyjmë përpara interesat e Republikës së Kosovës si shtet i pavarur përderisa Serbia vazhdon të mohojë ekzistencën tonë si shtet. Iniciativa të tilla ekzistojnë tjera rajonale të cilat në fakt na shtyjnë pozitivisht drejt BE-së, ai është Procesi i Berlinit dhe ne atë e shohim sikur kulmin e përbashkët ku rajoni ulet dhe mund të arrijë sukses”, tha ajo.

Po ashtu, presidentja kosovare, foli edhe rreth gjykimit të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke thënë se beson në drejtësinë ndërkombëtare.

“Mendoj që është e domosdoshmeqë të ketë procese të pavarura dhe të paanshme dhe në përputhje të plotë me Kushtetutën e Kosovës dhe me Ligjet e Kosovës. Sepse është pikërisht Kushtetua jonë dhe Ligjet tona që e kanë themeluar këtë Gjykatë apo siç njihen DHomat e Specializuara. Dhe janë themeluar me përkrahjen e madhe të Parlamentit dhe ky ka qenë një akt ku Kosova ka dëshmaur se nu ki frikësohet drejtësisë ndërkombëtare dhe bashkëpunon me drejtësinë ndërkombëtare sepse e vërteta e Kosovës ka ndodhur para syve të të gjithë botës”, shtoi ajo.

Osmani theksoi se Kosova nuk ka asgjë për të fshehur, por që është Serbia që ka kryer krime lufte ndaj Kosovës.

“Nuk kemi asgjë për të fshehur dhe nuk lejojmë që tendencat për rishkrim të historisë të shkojnë përpara sepse asesi nuk mund të pranojmë të krijohet një barazi morale mes asaj çfarë ka bërë regjimi i Millosheviçit si sistem i sponzorizuar nga shteti i cili ka kryer krime lufte dhe çfarë mund të ketë ndodhur me disa indivië pas luftës por që asnjeherë nuk kanë qenë veprime institucionale apo të përkrahura nga populli i Kosovës”, tha Osmani./Insajderi.com