Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se me kurajo, guxim e me vullnet të qytetarëve, Albin Kurti do të jetë kryeministër më 14 shkurt, njofton Insajderi.
Kështu ka deklaruar ajo me anë të një postimi në Facebook, ku tutje thotë se kthesat politike kërkojnë kurajo dhe guxim.
“Në historinë e popujve vota ka dy funksione: për ta ndëshkuar një model qeverisës dhe për ta hapur një kapitull të ri politik. Kthesat politike kërkojnë kurajë dhe guxim. Më 14 shkurt me kurajë dhe guxim, e me vullnetin tuaj, Albin Kurti do të jetë kryeministër!”, ka shkruar Osmani.
Gjykata Supreme e Kosovës sot ia ka ndaluar Albin Kurtit të kandidojë në zgjedhjet e parakohshme më 14 shkurt, për shkak të probleme me ligjin. /Insajderi.com