Osmani: Askush s’duhet ta quajë Thaçin “zagar të amerikanëve”

Osmani: Askush s’duhet ta quajë Thaçin “zagar të amerikanëve”

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, thotë se askush nuk duhet ta quajë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, “zagar të amerikanvë”, transmeton Insajderi.

Kështu u shpreh ajo në një intervistë për gazetën gjermane “Der Spiegel”, derisa foli për raportet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës – duke e përfshirë edhe Thaçin sa ishte president i vendit.

Osmani u pyet nëse ka ardhur koha që Kosova të emancipohet nga SHBA-ja në një kohë kur Thaçi “shpeshherë i shpotitur si zagar në prehër të amerikanëve” gjendet në Hagë.

Derisa tha që askush s’duhet ta quante Thaçin të tillë, Osmani ka shtuar se raportet me SHBA-në nuk varen nga personeli politik.

“Përkundër krejt diferencave politike që mund t’i kemi pasur me Thaçin, askush nuk do të duhej ta quante atë ‘zagar të amerikanëve’. Thaçi ka qenë kryeministër dhe kryetar në kohëra historike. Sa i përket marrëdhënieve me SHBA-në: ato nuk varen nga personeli udhëheqës politik. Ato janë një lidhje e veçantë, që na mbajnë bashkë. Ne nuk e harrojmë rolin e amerikanëve në Kosovë në vitet 90-të”, ka thënë ajo. /Insajderi.com