Osmani bisedon me homologun e Sllovenisë për sigurimin e vaksinave anti-COVID’19

Osmani bisedon me homologun e Sllovenisë për sigurimin e vaksinave anti-COVID’19

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të enjten ka zhvilluar bisedë telefonike me homologun slloven, Borut Pahor, për të diskutuar për sigurimin e vaksinave kundër Coronavirusit, përcjell Insajderi.

Në njoftimin për medie të Presidencës thuhet se të dyja palët kanë theksuar veçantinë dhe rëndësinë e marrëdhënieve të mira në mes të dy vendeve, duke konfirmuar gatishmërinë për avancim tutje të tyre, posaçërisht në fushën e ekonomisë dhe shëndetësisë.

“Presidentja Osmani theksoi se mbështetja e miqve tanë është më e rëndësishme se kurrë, me ç’rast u diskutua për bashkëpunim në drejtim të sigurimit të vaksinave dhe shkëmbimin e eksperiencave për menaxhim të suksesshëm të pandemisë.

Ndërkaq Presidenti Pahor e ftoi Presidenten Osmani në Samitin e Procesit të Brdo-Brijunit, gjersa Presidentja Osmani, gjithashtu i bëri ftesë Presidentit Pahor për një vizitë zyrtare në Republikën e Kosovës”, thuhet tutje në njoftim./Insajderi.com