Osmani: Dekreti për emërimin e Konsullit të Përgjithshëm në Pragë do të shfuqizohet

Osmani: Dekreti për emërimin e Konsullit të Përgjithshëm në Pragë do të shfuqizohet

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar lidhur me emërimin e Flakron Shalës si Konsull i Përgjithshëm në Pragë, për çka thotë se nuk mund të happen Konsulla të Përgjithshme në të njëjtin qytet ku ka edhe Ambasadë, andaj të gjitha dekretet do të shfuqizohen.

Osmani ka sqaruar se ky emërim dhe të tjera janë bërë nga ish-Presidenti Hashim Thaçi dhe jo nga ajo si ushtruese e detyrës.

Siç bën të ditur Osmani, edhe pse ka kërkuar, asaj deri më tani nuk i është sjellë asnjë dokument për shqyrtim, sa i përket shërbimit diplomatik, nga ana e Qeverisë.

Sipas u.d të Presidentes, “Konsullata e Përgjithshme në Pragë dhe emërimi i Konsullit të Përgjithshëm aty, janë në kundërshtim me çdo praktikë diplomatike të vendeve demokratike”.

“Nuk mund të hapen Konsullata të Përgjithshme në të njejtin qytet ku kemi edhe Ambasadë. Fatkeqësisht, ky nuk është rasti i vetëm. Është praktikë e mbrapshtë, të cilën duhet ta kthejmë mbarë. Prandaj ato dekrete do të shfuqizohen”, ka shkruar ajo në një postim në Facebook. /Insajderi.com