Osmani dekreton Ligjin për Pagat

Osmani dekreton Ligjin për Pagat

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka dekretuar shpalljen e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik.

“Zyra e Presidentes ka pranuar për shpallje, Ligjin Nr. 08/L-196 për Pagat në Sektorin Publik, sot, më 4 janar 2023. Pas analizave ligjore nga Zyra e Presidentes, Presidentja Osmani e ka dekretuar shpalljen e Ligjit për Pagat në Sektorin Publik, po sot, më 4 janar 2023”, kanë bërë të ditur nga Presidenca.

Pas dekretimit të presidentes, Ligji për Pagat në Sektorin Publik, do të publikohet në gazetën zyrtare dhe pas një muaj hyn në fuqi.

Ligji për Paga u aprovua në Kuvend në muajin e kaluar, ndonëse pati pakënaqësi nga shumë organizata sindikale.

Madje ka pasur paralajmërime se i njëjti do të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese.