Osmani: Dënimi i Mladiqit do të futet në histori si rast i rrallë kur u vu drejtësia

Osmani: Dënimi i Mladiqit do të futet në histori si rast i rrallë kur u vu drejtësia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar për vendimin e Gjykatës së Kombeve të Bashkuara për rikonfirmimin e dënimit ndaj kriminelit serb, Ratko Mladiq, për krimet e luftës ndaj civilëve në Bosnjë e Hercegovinë, njofton Insajderi.

Osmani tha se ky vendim do të hyjë në histori si rast i rrallë kur drejtësia jepet.

“Ky gjykim do të hyjë në histori si një rast i rrallë i drejtësisë së dhënë, por rajoni ka një rrugë të gjatë përpara që t’u sigurojë gjithashtu drejtësinë të mbijetuarve dhe familjeve të të zhdukurve”, ka thënë ajo në një postim në Twitter, derisa citoi edhe presidentin amerikan, Joe Biden.

“Me fjalët e tij, drejtësia dhe pajtimi janë themeli për paqe dhe stabilitet”.

Tribunali i Hagës ka marrë vendim sot që të dënojë me burg të përjetshëm Ratko Mladiq për krime lufte në Srebrenicë ku u vranë dhe u masakruan mbi tetë mijë civilë. /Insajderi.com