Osmani dhe ambasadori turk flasin për pasojat e pandemisë

Osmani dhe ambasadori turk flasin për pasojat e pandemisë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim të mërkurën ambasadorin turk në Kosovë, Çagri Sakar, me të cilin ka diskutuar për menaxhimin e pandemisë dhe pasojat e saj, sidomos në sferën e ekonomisë, përcjell Insadjeri.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e Presidencës, Osmani ka theksuar se bashkë me Qeverinë e Kosovës po e bëjnë të pamundurën për t`i siguruar vaksinat për qytetarët e Kosovës në bashkëpunim edhe me vendet mike.

“Të dy bashkëbiseduesit kanë vlerësuar raportet e mira ndërmjet të të dy shteteve, duke shfaqur shpresën se nën mandatin e Presidentes Osmani ato do të thellohen edhe më tej.

Presidentja Osmani ka falënderuar Turqinë për mbështetjen e deritashme, ka përmendur marrëdhëniet e mira tregtare ndërmjet të të dy shteteve dhe është angazhuar për hapjen e mundësive të reja të bashkëpunimit”, thuhet në njoftimin për medie./Insajderi.com