Ushtruesja e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, bashkë me liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, njëherësh edhe kandidat për kryeministër nga kjo parti, kanë bërë homazhe në vendlindjen e Jusuf dhe Bardhosh Gërvallës, njofton Insajderi.
Kjo vizitë në Dubovik që vjen në përvjetorin e 39 të vrasjes së tyre, filloi te memoriali dhe vazhdoi me vizitë edhe në shtëpinë muze.
Në njoftimin e lëshuar nga LVV-ja thuhet se Osmani dhe Kurti u pritën nga bija e veprimtarit, aktivistit, intelektualit e artistit Jusuf Gërvalla, njëherësh edhe kandidate për deputete në listën e LVV, Donika Gërvalla.
Pjesë e këtij delegacioni ishin edhe kandidatët për deputetë: Hydajet Hyseni, Gani Krasniqi, Tinka Kurti, Liburn Aliu, Orges Tafilaj e Mirlinda Tishukaj. /Insajderi.com