Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe komandanti i Forcave të Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama, do të vizitojnë sot ushtarët të cilët po marrin pjesë në Ushtrimin “Defender Europe 21”, njofton Insajderi.
Pas përfundimit të ushtrimit “Defender Europe 21”, Osmani dhe Kurti do t’iu adresohen ushtarëve.
Ndërsa pas adresimit për ushtarët, Osmani dhe Kurti do të kenë deklarime për media.
Në Kosovë po zhvillohet stërvitja ushtarake “Defender 21 Europe” nën drejtimin e ushtrisë amerikane.
Përfaqësues nga Forca e Sigurisë së Kosovës thonë se kjo është mundësi historike për vendin, pasi për herë të parë Kosova është ndër vendet mikëpritëse të një stërvitje të këtij niveli. /Insajderi.com