Osmani diskuton me shefin e zyrës së BE-së për vendimin e Kushtetueses

Osmani diskuton me shefin e zyrës së BE-së për vendimin e Kushtetueses

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar sot një takim me shefin e zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, njofton Insajderi.

Në këtë takim Osmani dhe shefi i BE-së në Kosovë diskutuan për zhvillimet e fundit në Kosovë, posaçërisht lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e Qeverisë së drejtuar nga Avdullah Hoti, si dhe të afateve ligjore.

“Palët diskutuan po ashtu për menaxhimin e situatës me COVID, si dhe  përpjekjet për sigurimin e vaksinës për qytetarët e Kosovës”, njofton Zyra e Presidentes.

“Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan që kjo çështje të trajtohet me prioritet, ndërkaq institucionet e Kosovës ta kenë një plan të qartë të vaksinimit”, bëhet e ditur tutje. /Insajderi.com