Osmani: Dita e sotme është vullnet qytetar

Osmani: Dita e sotme është vullnet qytetar

Ish-kryeparlamentarja e Kosovës e cila ka ushtruar edhe detyrën e Presidentit, Vjosa Osmani, tha të hënën se “Dita e sotme, është realizim i vullnetit qytetar të shprehur me votë plebishitare në zgjedhjet e 14 shkurtit”.

Osmani nëpërmjet një postimi në Facebook, shprehu urim për Glauk Konjufcën i cili mori pozitën e kryeparlamentarit dhe në mënyrë automatike edhe atë të ushtruesit të detyrë së Presidentit.

“Kryetarit të ri të Kuvendit, njëherësh U.D. President, Glauk Konjufca dhe Kryesisë së re të Kuvendit, u uroj punë të mbarë në udhëheqjen e institucionit më të lartë legjislativ e përfaqësues të vendit tonë”, tha Osmani.

Ndërkohë, është raportuar se pas kryeparlamentarit pritet që sot të votohet edhe Qeveria e Kosovës.

Lëvija Vetëvendosje ka 58 deputetë dhe me votat e minoriteteve i ka në dispozicion numrat që ia mundëson Albin Kurtit ta formojë Qeverinë. /Insajderi.com

 

Kryetarit të ri të Kuvendit, njëherësh U.D. President, z. Glauk Konjufca dhe Kryesisë së re të Kuvendit, u uroj punë të…

Posted by Vjosa R. Osmani on Monday, 22 March 2021