Osmani: Do t’i kërkoj Ramës dokumentin e mini-Schengenit

Osmani: Do t’i kërkoj Ramës dokumentin e mini-Schengenit

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se çfarë do t’i kërkojë kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në takimin që pritet të mbahet nesër me të, gjatë vizitës së saj tre-ditore në Shqipëri, njofton Insajderi.

Në një konferencë për media pas takimit me Presidentin shqiptar, Ilir Meta, ajo tha se në takimin e nesërm me Ramën do ta përsëris qëndrimin e saj lidhur me mini-shengenin ballkanik, madje duke ja kërkuar dokumentin.

”Sa i përket mini-shengenin kam të njëjtin qëndrim që kam pasur edhe gjatë vitit 2019, të njëjtin ja kam përcjellur kryeministrit Rama gjatë vizitës së tij në Kosovë gjatë muajit nëntor dhe do ta përsërisë të njëjtën gjë edhe nesër”, ka thënë ajo.

”Ne do tentojmë ta bindim Ramën që ky projekt nuk është në favor të Kosovës. Ajo çka do të kërkojë megjithatë, ta kemi dokumentin. Sepse ne akoma vetëm flasim, sepse ne akoma nuk kemi dokument se çka është ky mini-shengen, cka përmbanë?”.

”Të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor janë përfshirë, por Kosova nuk është konsultuar. Ka një numër të madh të iniciativave rajonale”, u shpreh ajo. /Insajderi.com