Osmani e Kurti shohin nga afër stërvitjen e FSK-së në kuadër të “Defender-Europe 21”

Osmani e Kurti shohin nga afër stërvitjen e FSK-së në kuadër të “Defender-Europe 21”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, vizituan sot Njësitë e Forcës se Sigurisë të Kosovës të angazhuara prej dhjetë ditësh në kuadër të stërvitjes “Defender-Europe 21”, shkruan Insajderi.

Pas përfundimit të ushtrimit, Osmani e Kurti kanë parë nga afër armët të cilat u përdorën në këtë ushtrim fushor.

Në Kosovë po zhvillohet stërvitja ushtarake “Defender 21 Europe” nën drejtimin e ushtrisë amerikane.

Përfaqësues nga Forca e Sigurisë së Kosovës thonë se kjo është mundësi historike për vendin, pasi për herë të parë Kosova është ndër vendet mikpritëse të një stërvitje të këtij niveli./Insajderi.com