Osmani e mbron “Guximin” me poezi të Mjedës

Osmani e mbron “Guximin” me poezi të Mjedës

Një ditë pasi e publikoi zyrtarisht sloganin “Guxo” të cilin do ta përdor në fushatë elektorale Vjosa Osmani, pati reagime të shumta, madje edhe tallje me të.

Osmani ka reaguar ndej reagimeve tallëse e fyese që i janë bërë sloganit të saj, njofton Insajderi.

Reagimin e saj, ajo ka zgjedhur ta bëjë përmes një poezie nga poeti Ndre Mjeda.

Poezia që ka zgjedhur për reagim Osmani është:

Tuj u tall’ e tuj pritue

Kurrgjasend nuk qitet n’dritë

Çfarëdo sendi me fitue

Trimni lypet e guxim.

Osmani përveç tjerash ka pasur kritika se slogani i saj “Guxo” është i vjedhur si ide nga slogani që Partia Demokratike e Kosovës e ka përdorur në fushatën elektorale të vitit 2004./Insajderi.com